
Pas një jave në rritje, euro e ka nisur këtë javë në rënie. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 109.67 lekë.
Në raport me fundjavën, euro është zhvlerësuar me 0.91 pikë. Në shitje euro po këmbehet me 110.47 lekë, ndërsa po blihet për 108. 83 lekë.
Bashkë me euron, për shkak të metodologjisë së përllogaritjes së kursit të këmbimit edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi janë zhvlerësuar. Monedha amerikane po këmbehet për 101.48 lekë ndërsa ajo britanike për 127.6 lekë. (A2 Televizion)