Euro në nivelin më nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2018, 16:25 | Ekonomi
Euro në nivelin më nivelin më të ulët të 11 viteve

Rënie e fortë e euros në tregun tonë të këmbimit. Monedha evropiane ka zbritur në nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u shkëmbyer me 123.95 lekë.

Kundrejt një dite më parë, ajo ka rënë me 0.16 lekë. Dizbalancat e mëdha në tregun valutor kanë ardhur si pasojë e sasisë së madhe të euros në qarkullim dhe kërkesës së dobët për të nga importuesit dhe tregtarët.

 Banka e Shqipërisë nuk po ndërhyn më në treg dhe e ka lënë kursin në regjim të lirë, ndërkohë që dollari është forcuar.

Monedha amerikane është në kuotën e 109.44 lekë, duke fituar 0.51 lekë kundrejt një dite më parë.

Me rënie të lehtë është paundi britanik, që këmbehet me 139.39 lekë ose 0.30 lekë më pak se dje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos