Europa është në qendër të përhapjes së lisë së majmunëve. Kështu deklaroi zyra europiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e shqetësuar për rrezikun e përhapjes së sëmundjes dhe daljen jashtë kontrollit të saj. Janë 25 vende, që raportojnë më shumë se 1500 raste ose 85% të totalit global. Vendi me më shumë raste aktive të regjistruara zyrtarisht është Britania e Madhe, me mbi 500 të tilla sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Shëndetësore. Për një panoramë të situatës në Londër, por edhe për të kuptuar pak më shumë se çfarë po ndodh, në qoftë se ka apo jo vend për panik, foli në Ditarin e mesditës në A2 CNN specialisti i shëndetit publik në Londër, doktor Laidon Shapo. (A2 Televizion)
Europa në qendër të përhapjes së lisë së majmunit
