Como kishte mbërritur në San Siro me statusin e një prej skuadrave më në formë të Europës, por përballë Interit tregoi një tjetër fytyrë. Skuadra e Cesc Fàbregas, vetëm pak ditë pas spektaklit historik 9 me 1 ndaj Lens në Champions League, u përball me realitetin e vështirë të Serisë A, duke u mposhtur 2 me 0 në një sfidë direkte për kreun.
Interi e zgjidhi praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë. Në minutën e 12-të ishte Francesco Pio Esposito që përfitoi nga një aksion i shpejtë i zikaltërve. Vetëm shtatë minuta më vonë, Marcus Thuram dyfishoi shifrat, duke i dhënë qetësinë skuadrës së Cristian Chivu.
Como tentoi që të rikthehej në lojë me Nico Paz, që iu afrua golit, por Interi menaxhoi avantazhin deri në fund. Një fitore që konfirmon forcën e zikaltërve dhe ndal vrullin e skuadrës së Fàbregas.
Interi ngjitet në kuotën e 28 pikëve, vetëm një më pak se kryesuesja Lazio, ndërsa Como mbetet në 23. Nga nëntë gola në Lens dhe zero në San Siro. Një tjetër provë se në Itali emri dhe forma nuk mjaftojnë pa u përballur me presionin e ndeshjeve të mëdha. (A2 Televizion)