Mbyllja në fundjavë, Rama sqaron vendimin

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 20:23 | Aktualitet
Mbyllja në fundjavë, Rama sqaron vendimin

Në Facebook, kryeministri Rama sqaroi se pse u vendos që edhe kjo fundjavë të ishte e bllokuar.

“E gjithë dinamika e kësaj lufte, e cila do të jetë betejë e përditshme e gjithsecilit, varet nga ekspozimi i popullatës ndaj virusit. Me fashën e hequr në zonat e gjelbra, apo me zgjatën e fashës në zonat e kuqe, rreziku ishte i madh në fundjavë. Dita e shtunë ka një rrezik të madh ekspozimi. Nëse do të lejoheshin, në këtë kohë të bukur, njerëzit do të derdheshin në rrugë dhe do të sillte shumë rrezik.

Pikërisht se në bëmë ato që bëmë dhe po bëjmë ato që po bëjmë, nuk patëm vuajtjet e tmerrshme të shumë shteteve të tjera”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos