
Mbrojtësit ligjorë të ish-anëtarit të Këshillit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, u shprehën se klienti i tyre nuk ka konsumuar vepër penale.
Avokati i Dacit u shpreh se shkarkimin e tij në vitin 1997, ai nuk e ka pasur detyrim ta deklarojë.
Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të Vettingut, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u pezullua dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e AntiKorrupsion pasi fshehu të kaluarën e tij, duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin1997.
SPAK-u tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. (A2 Televizion)