Europa po humb betejën kundër dhunës ndaj grave, problematike Shqipëria

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 13:57 | Sociale
Europa po humb betejën kundër dhunës ndaj grave, problematike

Në vitin 1977, OKB e caktoi 8 Marsin si Ditën ndërkombëtare të Gruas, por në 2023-shin, gati gjysma e grave europiane do të përjetojnë të paktën një lloj dhune familjare në jetën e tyre, dhe mes viteve 2010-2021, të paktën 6593 gra u vranë nga një pjesëtar mashkullor i familjes ose partneri.

Lufta e heshtur kundër dhunës ndaj grave është duke u humbur, thotë rrjeti Euroactiv, i cili zbuloi se qeveritë europiane po dështojnë të mbledhin të dhëna të besueshme e të krahasueshme mbi dhunën familjare, përdhunimin dhe femicidin, me divergjenca në përkufizimet ligjore dhe kriminalizimin e dhunës me bazë gjinore.

Të dhënat e varfra dhe papërputhshmëritë minojnë përpjekjet kombëtare dhe ato të BE për të vënë drejtësinë në vend e për të siguruar mbrojtjen. Me resurset shtetërore tashmë të dobësuara rreth Europës për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe luftës në Ukrainë, gratë përballen me vështirësi të mëdha për të përmbushur nevojat, me shumicën e barrës që bie te organizatat joqeveritare.

Mungesa e të dhënave është dramatike në BE. Shkalla e problemit nënvlerësohet rëndë, pasi të dhënat aktuale nuk e japin panoramën e plotë. Në realitet situata është shumë më e keq dhe politikat në fuqi nuk e adresojnë fenomenin në tërësi.

Lobi i Grave Europiane

Franca nuk e njeh femicidin si koncept ligjor por debati publik për përfshirjen e tij vazhdon. Sa i përket dhunës familjare, mbi 159 mijë raste u regjistruan në 2020, 10% më shumë se një vit më herët. Austria nuk i ka përditësuar zyrtarisht të dhënat mbi vrasjen e grave që prej 2020. E megjithatë të dhënat mes 2016 dhe 2018 treguan se ai ishte vendi i vetëm në BE ku u vranë më shumë gra se burra.

Femicidi dhe dhuna familjare mungojnë erdhe në kodin kriminal të Gjermanisë dhe klasifikohen me vrasjet e tjera. Jashtë BE-së, Euroactiv përmend Shqipërinë si rast, ku thotë se 53% e grave do të përjetojnë të paktën një formë të dhunës familjare gjatë jetës së tyre, një prej niveleve më të larta në kontinent.

Rreth 4 mijë gra denoncuan dhunën në 2022-shin një vit ku u lëshuan 150 urdhra mbrojtje. 23 gra janë vrarë që prej 2019-tës nga partneri ose ish-partneri, e megjithatë, shkruan media, femicidi nuk është një koncept në ligjin shqiptar. Spanja mbetet vendi i be me mënyrën më të sofistikuar të regjistrimit të dhunës kundër grave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos