Europiani i futsallës, Shqipëria përballë Kroacisë kryesuese

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 15:01 | Sporte të tjera
Europiani i futsallës, Shqipëria përballë Kroacisë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit të sallave, do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme, për ndeshjen e pestë në Grupin 1, të fazës së grupeve në Kampionatin Europian.

Kundërshtari i radhës për kuqezinjtë është Kroacia, skuadra që ka dominuar dhe kryeson me 12 pikë të plota.

Gjatë pjesëmarrjes së parë historike mes 24 skuadrave më të mira në kontinent, kuqezinjtë kanë regjistruar tri humbje dhe vetëm një fitore përballë Danimarkës.

Sfida Shqipëri-Kroaci do të luhet sot në orën 19:00 në pallatin e sportit, Feti Borova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos