
Përfaqësuesja shqiptare e volejbollit për meshkuj regjistroi një fitore të madhe me përmbysje, përballë Bosnje-Hercegovinës.
Edhe pse humbi dy setet e para të sfidës së luajtur në Tiranë, kuqezinjtë u rikthyen në mënyrë të jashtëzakonshme. Falë pikëve të realizuara nga Bakiri dhe Qepa, Shqipëria e barazoi rezultatin në 2-2, teksa fitoi me shifrat 15-13 edhe setin e pestë.
Ky ishte suksesi i parë i Kombëtares së volejbollit në Grupin G kualifikues të Europianit 2023. Këtë të diel do të luhet edhe sfida e kthimit përballë boshnjakëve, sërish në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova”. (A2 Televizion)