Europiani U-21, Shqipëria dhe Kosova përballë për herë të parë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:58 | Futboll

Për herë të parë shpresat e Shqipërisë dhe Kosovës vihen përballë në një takim zyrtar, të vlefshëm për kualifikueset e kampionatit europian. Edhe tek 21 vjeçarët, përfaqësuesja “Dardane” gëzon formë më të mirë, mbështetur edhe nga rezultatet, me Kosovën që renditet e dyta në grup me 6 pikë në tre takime kundrejt 2 pikëve në katër ndeshje për kuqezinjtë që ende nuk kanë gjetur fitoren e parë.

Pikërisht ky synim do te jetë në përballjen e sotme ndërsa trajneri Bushi kërkon të heq presionin me llogaritë në grup ku Shqipëria sipas tij ka shanset edhe për vendin e parë me ndeshjet e mbetura.

Alban Bushi, trajner i U-21 shqiptare

“Mendoj që nuk kemi aspak rezultate negative, kemi luajtur vetëm 4 ndeshje, kemi ende 18 pikë në dispozicion, dhe me 20 pikë mund të dalim edhe në vendin e parë, kështu që nuk ka presion.  Ndeshjen e të martës ne duhet të bëjmë të pamundurën për të dhënë maksimumin, jo se kemi Kosovën përballë, thjesht kemi një kundërshtar për të fituar sepse këta djem e meritojnë”, deklaroi trajneri kuqezi.

Sherif Kallaku, kapiten i U-21 kuqezi

Ndërkohë, sipas kapitenit të U21, Sherif Kallaku, “është e vërtetë që ata kanë më shumë pikë, por ndoshta kualiteti tek ne është pak më i madh,  besoj se do të arrijmë ta përballojmë mire këtë ndeshje”.

Shqipëria dhe Kosova përballen sot në ‘Elbasan Arena’ në orën 19. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos