All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Eurostat për të vetëpunësuarit: Më të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

Nga A2 CNN
22 Shtator 2022, 16:33 | Ekonomi
Eurostat për të vetëpunësuarit: Më të rrezikuar
All - Paragraf - 1

Të kesh një biznes në Shqipëri, nuk të bën më pak të rrezikuar nga varfëria. Midis rënies së xhiros, taksave e detyrimeve të tjera, të vetëpunësuarit deklarojnë sot vështirësi në mbajtjen e aktivitetit.

E dhëna e fundit e publikuar nga Eurostat për vendin tonë tregon se 41% e të vetëpunësuarve në Shqipëri ishin në risk të lartë varfërie dhe përjashtimi social. Përfaqësuesit e biznesit ne Shqipëri shprehen se gjendja ka ardhur në përkeqësim edhe gjatë dy viteve të fundit.

All - Paragraf - 3

Në vitin 2021, para se kriza të niste të shfaqej, dy në dhjetë të vetëpunësuar në Bashkimin Europian rrezikonin varfërinë. Në vendin tonë, rreziku është dy herë më i lartë. Kjo kategori është edhe më e dëmtuara nga kriza, teksa qeveria po përgatit një ligj të ri për tatimin e të vetëpunësuarve, që pritet të paguajnë më shumë taksa. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos