Evakuohet stacioni hekurudhor pas alarmit për bombë në Paris

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 16:55 | Bota

Me qindra persona janë evakuuar nga stacioni hekurudhor Gare du Nord, si dhe nga një pjesë e metrosë, në Paris pas një alarmi për bombë rreth orës 15:45 të së mërkurës.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga stacioni hekurudhor pothuajse i boshatisur, ndërsa jashtë tij ishin me qindra persona të evakuuar. Policia gjeti një valixhe të braktisur dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat e sigurisë.

Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se stacioni i trenit do të kthehet në normalitet pas orës 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos