Kina kundër vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në Tajvan

Nga A2 CNN
27 Tetor 2021, 10:06 | Bota
Kina kundër vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian

Kina ka shprehur zemërimin e saj për vizitën që një delegacion parlamentar i BE-së - i kryesuar nga eurodeputeti francez Raphael Glucksmann, i sanksionuar nga Pekini në mars, do të jetë javën e ardhshme në Tajvan.

“Mungesa e shkëmbimeve zyrtare në çdo formë me autoritetet tajvaneze është një pjesë thelbësore e respektimit të parimit “Një Kinë”. Parlamenti Evropian është një organ zyrtar i BE-së dhe nëse do të dërgonte eurodeputetë për të vizituar Tajvanin, do të shkelte seriozisht angazhimin e BE-së për parimin "Një Kinë", do të dëmtonte interesin thelbësor të Kinës dhe do të minonte zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve me Kinë-BE", shkruan në një deklaratë përfaqësia kineze në Bruksel.

“Parimi "Një Kinë" është një normë e njohur botërisht në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ka një konsensus ndërkombëtar, duke qenë "gjithashtu themeli politik për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Kinës dhe BE-së”, vijon deklarata e përfaqësisë kineze në Bruksel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos