Eventi i Kickbox “Duel në themel”, Kalaja e Bashtovës kthehet në ring për titullin botëror

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 12:20 | Sporte të tjera
Eventi i Kickbox “Duel në themel”, Kalaja e Bashtovës

Sport, titull botëror në Kickbox, por edhe promovim i vendeve magjepsëse të Shqipërisë. Mbrëmjen e kësaj të shtune, prej orës 19:00, kalaja e Bashtovës do të shndërrohet në ring për “Duel në Themel”. Ky është një event i organizuar nga ish-kampioni i botës, Ismail Keta, në të cilin Ferit Keta do të duelojë për titullin e kampionit të botës në Kickbox.

Luftëtari kuqezi do të synojë të marrë për herë të parë në karrierë brezin në versionin IKBF përballë holandezit Guilermo Blokland. Dueli do të zhvillohet sipas rregullave të K-1.

Në ringun e improvizuar në kështjellën e shekullit të 15-të, një monument kulture unik, pasi është kalaja e vetme në Ballkan e ndërtuar në terren fushor, do të duelojnë edhe Ervin Keta kundër serbit Dragisic dhe Mikel Aliu përballë Bertzioska nga Janina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos