Exit Poll-et nxjerrin fitues Macron, Taulant Balla e uron menjëherë për mandatin e dytë

Nga A2 CNN
24 Prill 2022, 20:15 | Politikë
Exit Poll-et nxjerrin fitues Macron, Taulant Balla e uron menjëherë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar menjëherë pas publikimit të exit poll-it të parë për zgjedhjet në Francë, i cili shpall fitues me diferencë të madhe Emmanuel Macron.

Balla, në një postim në Facebook, uron Macron për mandatin e tij të dytë, ndërsa shkruan se kjo është një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme.

“Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës ekstreme”, shkruan Balla në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos