
Partia Demokratike do të mbajë këtë të shtunë zgjedhjet për kryetarë në 14 degë në vend.
Procesi i votimit është hapur prej orës 8.00 të mëngjesit të sotëm ndërsa do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00.
Komisioni i Rithemelimit ka ftuar gjithë anëtarët të bëhen pjesë e votimit, për të patur një Parti Demokratike më të bashkuar.
Zgjedhjet për kryetarët e degëve vijnë pas një riorganizimi që Komisioni i Rithemelimit ka bërë në strukturat në bazë të Partisë Demokratike, ndërsa është njoftuar se më 30 prill do të mbahet dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë. (A2 Televizion)