“Emërtimi non grata nuk jep efektin e duhur”

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 23:01 | Politikë
“Emërtimi non grata nuk jep efektin e duhur”

Eduard Halimi deklaroi në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, se emërtimet “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) nuk japin efektin e dëshiruar, pasi, sipas tij, janë një linçim publik, që në vendin tonë e hasim në përditshmëri mes kundërshtarëve politikë.

“Deri në vitin 2017, SHBA-ja nuk e kishte publik dizenjimin e personave non grata. Më pas, vendosën një dizenjim publik, një linçim publik ndaj individëve apo entiteteve, për të ushtruar presion ndaj qeverive. Formimi im si avokat bazohet në prezumimin e pafajsisë. Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim gjyqësor të formës së prerë. Kjo nuk jep efektin e duhur, atë që pret Departamenti Amerikan i Shtetit, sepse nuk bazohet në themelet e të drejtës europiane. Ne e kemi rutinë linçimin në Shqipëri pa prova. Përditë dëgjojmë të akuzojnë njëri-tjetrin për hajdutë e vrasës. Mendoj se nuk ka efekt”, shpjegon Halimi.

“Nga ana politike, ndoshta mendojnë se me këtë mjet ka efekte. Por, unë mendoj që do të kishin efekt nëse do të ndiqnin formën juridike. Për të bërë paralelizëm, ne kemi ligjin e dekriminalizimit, që morëm modelin italian për të larguar politikanët e korruptuar. Askush nuk largohet nga politika pa vendime të formës së prera”, shtoi Halimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos