
Ashtu sikurse opozita edhe ish-deputeti Edura Halimi e cilëson procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit një farsë që e dëmton figurën e presidentit të ardhshëm. Në Intervistën me Merita Haklajn, ai tha se opozita duhet t ‘u thotë të vërtetën shqiptarëve, që sipas tij Rama do ta zgjedhë vetë, në mënyrë që të rrisë besimin te qytetarët.
“90% të kabinetit Rama e ka jashtë grupit parlamentar, të tjerë bëjnë fushatë të tjerë marrin vota dhe të tjerë poste në qeveri. Procesi është fasadë dhe dëmton figurën e presidentit të ardhshëm, e banalizon. Ky proces duhet të ketë një lloj solemniteti edhe në Itali nuk ka ndonjë kompetencë është ceremonial, por ka proces dinjitoz në të cilën zhvillohet. Ky proces të gjithë e dinë që është fars. Politika është arti kompromisit. Opozita duhet t’u thotë qytetarëve shqiptarë realitetin që Rama do ta zgjedhë vetë. Besimi rritet duke u thënë të vërtetën”. (A2 Televizion)