Max Verstappen dhe Red Bull kanë rinovuar kontratën e tyre deri në vitin 2023.
Piloti holandez ka zgjedhur kështu që të vazhdojë karrierën e tij me skuadrën që i dha mundësinë e para në Formula 1.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Kemi nisur këtë aventurë bashkë dhe do të vijojmë bashkë. Dua të fitoj me Red Bull dhe Honda. Objektivi im është titulli kampion”, tha Verstappen.
Në këtë mënyrë, Red Bull largon interesimin e Ferrarit dhe Mercedesit për pilotin e saj të talentuar.
“Ky është një lajm fantastik për skuadrën. Max është një vlerë e shtuar dhe beson te projekti Honda. Jemi shumë të lumtur”, tha Christian Horner, shefi i Red Bull. (A2 Televizion)