UFC nis aktivitetet për vitin 2020 me rikthimin e Connor McGregor

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 15:37 | Sporte të tjera
UFC nis aktivitetet për vitin 2020 me rikthimin e Connor McGregor

Viti 2019 ishte i mbushur me aktivitete në UFC dhe për këtë arsye kompania vendosi që të bënte një pushim të gjatë.

Spektakli i fundit ishte ai në Busan, në 20 dhjetor 2019, dhe aktiviteti nuk do të rinisë deri në 18 janar 2020.

Një pritje e gjatë për tifozët, por që do t’ia vlejë, pasi në atë ditë do të jetë rikthimi i madh i Connor McGregor.

Sipas kalendarit zyrtar të publikuar, irlandezi do të ndeshet në 18 janar, gjatë UFC 246, kundër Donald Cerrone. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos