Michael Schumacher mbush 51 vjeç

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 15:27 | Sporte të tjera
Michael Schumacher mbush 51 vjeç

Bota e Formula 1 nuk e ka harruar Michael Schumacherin dhe në ditën e ditëlindjes së tij të 51, Ferrari ishte e para që u kujtua për ish-pilotin gjerman.

Një mesazh i thjeshtë “Shumë urime, Michael” që është përcjellë më pas nga shumë persona të tjerë të lidhur me botën e garave dhe tifozë.

https://twitter.com/ScuderiaFerrari/status/1213007085509713921

Një javë më parë, gruaja e Michael Schumacher foli mbi gjendjen shëndetësore të ish-pilotit të Formula 1, i cili në 29 dhjetor 2013 pësoi një aksident me ski dhe që atëherë shumë pak dihet mbi situatën e tij.

“Shumë pjesëza të vogla mund të formojnë një mozaik. Bashkë jemi më të fortë dhe gjithçka që tifozët po bëjnë për Michael i japin atij kurajo”, ka thënë Corina, sipas “The Mirror”, në hapjen e një tifo-klubi në Gjermani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos