
Los Angelos Lakers dhe Milwaukee Bucks vuajtën më tepër se zakonisht, megjithatë vijojnë të dominojnë këtë sezon të NBA amerikan.
Lakers fituan në shtëpi 117-107 përballë Fenix, ku LeBron James, në formë të jashtëzakonshme, realizoi 31 pikë, rikuperoi 13 topa poshtë tabelës dhe regjistroi 12 asist.
Fitore e ngushtë ajo e Milwaukee përballë Minesotta. Rezultati final i ndeshjes ishte 106-104, ndërsa Carmelo Anthony u kthye në Nju Jork, megjithatë Portland u mposht nga Knicks, me 24 pikë diferencë. (A2 Televizion)