
Në basketbollin amerikan është regjistruar një rekord që vështirë se do të thyhet ndonjëherë.
Në sezonin e tij të 22-të në NBA (rekord më vete), Vince Carter bëhet lojtari i parë që ka luajtur në 4 dekada të ndryshme.
Pas debutimit në vitin 1999, basketbollisti i Atlanta Hawks vijon të luajë në kampionatin më elitar në botë, edhe pse në moshën 42-vjeçare.
Interesant është fakti që këtë sezon, në NBA luajnë plot 36 lojtarë që kanë lindur pas debutimit të Carter në NBA. (A2 Televizion)