F1, sërish “pole position” për Verstappen. Ferrari jep shenja jete

Nga A2 CNN
30 Qershor 2023, 18:11 | Sporte të tjera
F1, sërish “pole position” për Verstappen. Ferrari jep

Max Verstappen e nis me “pole position” fundjavën e Çmimit të Madh të Austrisë.

Në provat zyrtare, holandezi i Red Bullit regjistroi kohën më të shpejtë, duke treguar se vijon të mbetet favoriti kryesor për sprintin e së shtunës dhe garën e së dielës.

Shenja jete edhe nga Ferrari, me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz që do të nisen nga vendi i dytë dhe i tretë.

Pesëshen e parë e mbyllin britanikët Lando Norris (McLaren) dhe Lewis Hamilton (Mercedes). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos