Të zhytur në vaj, nis kampionati mbi 600-vjeçar në Turqi

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 12:40 | Sporte të tjera

Ka nisur në Turqi festivali i Mundjes me Vaj, një ngjarje që mendohet të jetë mbi 600-vjeçare. Me mijëra mundës marrin pjesë në garë për të siguruar Brezin e Artë dhe titullin mundësi më i mirë në Sarayiçi.

Në këtë zonë, ku më herë ka qenë i vendosur Pallati i Vjetër i ndërtuar nga Sulltani Murat II dhe rezerva e tij e gjuetisë, tashmë shtrihet një stadium modern për garën e përvitshme.

Mendohet se ky turne daton në shekullin e 14, atëherë kur ushtarët e vendosur për pushtimin e Trakisë, stërviteshin duke u lyer me vaj për betejën e radhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos