
Francesco Bagnaia arriti fitoren e katërt sezonale në MotoGP, duke përforcuar pozitat në renditjen e përgjithshme.
Piloti italian i Ducati preu i pari vijën e finishit në Çmimin e Madh të Holandës, duke lënë pas Marco Bezzechi (Ducati) dhe Brad Binder (KTM).
Ndërkohë, spanjolli Jorge Martin, i cili është ndjekësi më i afërt i Bagnaia në renditjen e pilotëve, përfundoi i pesti garën e zhvilluar në pistën e Assen.
Pas kësaj gare, Bagnaia kryeson me 194 pikë, 35 pikë më shumë sesa Martin dhe 36 më shumë sesa Bezzechi. (A2 Televizion)