
Boksieri Alban Beqiri siguroi kualifikimin në çerekfinale të Lojërave Evropiane me eventin që po mbahet në Krakovë të Polonisë .
Sporti i Tiranës fitoi kundër lituanezit Trofimcuk, me rezultatin 4-1. Në një ndeshje me dominim total, Beqiri ishte i pamposhtur dhe brenda pak minutash shtriu në tokë kundërshtarin lituanez.
Sot Beqiri do të luajë ndeshjen çerekfinale ku pritshmëritë janë të mëdha për të kaluar në fazën tjetër. Ai do të përballet me një kundërshtar të forte si danezi Nikolai Terteran.
Deri më tani, Shqipëria ka fituar dy medalje ari në Lojërat Evropiane me Luiza Gegën në atletikë dhe Alvin Karaqi në karate. (A2 Televizion)