Fabian Ruiz prezantohet te PSG

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 17:13 | Futboll
Fabian Ruiz prezantohet te PSG

Tashmë është zyrtare. Fabian Ruiz është futbollisti më i ri i Paris Saint Germin. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë atë të lidhur me klubin francez deri në qershor 2027.

“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Paris Saint-Germain. Është kënaqësi për mua të filloj këtë fazë të re të karrierës sime në këtë vend. Jam krenar që i bashkohem një prej klubeve më të mira në Europë me lojtarët më të mirë në botë, është një sfidë vërtet emocionuese. Të bashkohesh me një klub të madh wshtë gjithmonë një sfidë e madhe, sepse na detyron të japim më të mirën nga vetja. Do të kem lojtarët më të mirë pranë meje dhe këtë klub të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar, kështu që do të më duhet të tregoj nivelin tim më të mirë në çdo ndeshje”.

Futbollisti i ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin dhe kishte refuzuar zgjatjen e marrëveshjes, për këtë arsye italianët pranuan që ta shesin këtë verë. Sipas asaj që raportohet, Parisi do të paguaj 23 milionë euro nga ky transferim edhe pse vlera e lojtarit në tregun aktual ishte 55 milionë euro, por për shkak të vitit të fundit në kontratë italianët preferuan ta shisnin kartonin e tij më mirë se ta lënin të lirë në qershorin e vitit të ardhshëm.

Në 5 vitet e tij me Napolin, Fabian Ruiz u aktivizua në166 ndeshje ndërsa shënoi 22 gola dhe dhuroi 15 asist.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos