Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Antony për rreth 100 milionë euro.
Braziliani ka mbyllur aventurën me Ajax dhe do të ribashkohet me trajnerin holandez Ten Hag te “Djajtë e Kuq”.
22-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me United, me opsionin edhe për një sezon të gjashtë. (A2 Televizion)





