
Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Sassuolos.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ndryshime në formacion krahasuar me fitoren ndaj Bologna-s dhe kjo ndikoi negativisht. Vendasit fituan një penallti në pjesën e parë, por portieri Maignan shpëtoi kuqezinjtë nga goli.
Në pjesën e dytë, skuadra e Piolit ishte më kërkuese dhe u zhvendos e tëra në zonën kundërshtare, por munguan rastet e pastra për shënim.
Tashmë Milani do të shkojë në derbin e fundjavës ndaj Interit me 8 pikë në 4 ndeshjet e para në kampionat. (A2 Televizion)