
Facebook dhe Instagram patën një problem të madh ditën e mërkurë dhe nuk po punonin siç duhet. Pas këtij problemi, të dyja aplikacionet nisën t’i tregonin njerëzve përshkrimet e gjeneruara të fotove të postuara prej tyre më parë.
Teksti që lexohej në pjesën e sipërme të fotos është një përshkrim i thjeshtë i asaj që përmban pamja.
Kjo çon edhe te pyetja se si kompanitë që bëjnë reklama përdorin të dhënat që merren nga fotografitë e përdoruesve të Facebook dhe Instagram. (A2 Televizion)