U gjet e braktisur në rrugë, 1000 vetë në radhë për të birësuar të porsalindurën

Nga A2 CNN
29 Qershor 2019, 10:38 | Lifestyle

Më shumë se 1000 persona kanë shfaqur interes për të birësuar një bebe të gjetur të braktisur në një rrugë pranë Atlantës, SHBA, e mbështjellë me një qese plastike. Autoritetet konfirmojnë se vogëlushja, e quajtur India, thanë se vetëm në shtetin e Xhorxhias janë 200 familje që duan ta birësojnë.

Foshnja u gjet mbrëmjen e 6 qershorit nga dy motra, Kyler dhe Kyla Ragatz, të cilat kontaktuan menjëherë policinë. Foshnja kishte ende të paprerë kordonin umbelikal, por nuk kishte lëndime. Video e shpëtimit, regjistruar nga kamera që efektivi i policisë mbante në trup, u publikua vetëm të enjten.

Pavarësisht vëmendjes së madhe dhe interesimit për t’u kujdesur për foshnjën, policia vazhdon të kërkojë nënën biologjike, për të mësuar historinë e vërtetë të braktisjes së Indias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos