Fakte të reja për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Të bllokohet derdhja e parave, të kalojë në administrim shtetëror

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 10:24 | Politikë
Fakte të reja për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Të

Kur kanë kaluar 617 ditë nga padia që Monika Kryemadhi ka bërë në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe të tjera fakte kanë dalë në dritë nga ish-kryetarja e LSI-së. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi tha se gjatë kësaj kohe shqiptarët kanë paguar 15 milionë euro dhe kërkoi nga qeveria e prokuroria të bllokojnë derdhjen e parave në kompanitë e inceneratorëve. Ajo akuzoi prokurorinë për mosreagim ndaj kësaj afere, ndërsa nga Rama kërkoi të bëhet transparencë për menaxhimin e mbetjeve.

“Inceneratori i Tiranës është afatgjatë është deri në 2047, ku qytetarët do t’i paguajnë nga 10 milionë dollarë në vit. Këto janë pagesat që Zoto i ka bërë në vitin 2018-20-2021 për këto kompani fiktive që kryeministri thoshte se i ka paditur vetë. Në të katër rastet është kompania që është në kërkim nga prokuroria. Kjo është arsyeja pse prokuroria është në presion ndaj qeverisë. Pivot 4 është rasti më flagrant që ka shërbyer për rrëmbim të parave nga buxheti i shtetit në mënyrë të paligjshme. Është emergjent rasti që pagesat për inceneratorin e Tiranës, fillojnë më 15 mars 2018, janë pagesat e Bashkisë së Tiranës. Nga dita që ne kemi bërë padinë deri më sot janë paguar 15 milionë dollarë nga Bashkia e Tiranës. Në 617 ditë, prokuroria ka lejuar që shqiptarëve t’u vidhen 15 milionë dollarë, të shkojnë në xhepat e Klodian Zotos dhe kompanive fiktive. Kjo tabelë tregon haptas që prokuroria është bashkëpunëtore në grabitjen e parave të buxhetit të shtetit, apo kërkon të bëjë drejtësi. Nëse nuk janë pjesë e ndarjes së parave, qeveria e prokuroria të bllokojnë llogaritë e derdhjen e parave në llogaritë bankare të inceneratorit të Tiranës dhe kalimin në administrim shtetëror të inceneratorit të Tiranës. Rama thotë investim 28 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve. Pres të bëjë transparent menaxhimin e mbetjeve. 6 milionë dollarë të paguara 3 personave që njëri në azil, tjetri i sëmurë dhe tjetri bari në Greqi dhe prokurorinë e bën bashkëfajtore duke mos reaguar”.

https://a2news.com/2022/10/27/7-1-miliarde-leke-grabitje-fiktive-per-inceneratorin-e-elbasanit-kryemadhi-ne-spak-dorezova-dokumente-te-tjere/

Kryemadhi ngriti pikëpyetje se si i ka lejuar Drejtoria e Tatimeve, Thesari, Ministria e Financave drejtoria e Mbikëqyrjes së Koncensioneve që këto para të kalojnë në kompani kur janë të denoncuara në prokurori?

Akuzave të Ramës një ditë më parë se prokuroria ka çuar dokumentet te Partia e Lirisë Kryemadhi iu përgjigj: “Rama tha që prokuroria i ka dhënë dokumente PL. Nuk është e vërtetë, prokurori përgjegjës për krimin ekonomik është burri i një deputeteje socialiste. Tek të gjitha dosjet që përmend Rama dhe nuk besoj që burri i deputetes i ka dhënë Monikës dosjen. Rama dje ushtroi presion ndaj prokurorisë për të mos vazhduar për inceneratorin e Tiranës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/16/kryemadhi-publikon-faturat-kompanite-e-inceneratoreve-paguanin-veten-e-verteta-eshte-ne-spak/

A2 CNN Livestream

Latest Videos