ODIHR në selinë blu, takim me nënkryetarin Bylykbashi dhe sek. e çështjeve zgjedhore, Kaso

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 17:27 | Politikë
ODIHR në selinë blu, takim me nënkryetarin Bylykbashi dhe sek. e

Pasdite në selinë blu mbërriti një përfaqësi e OSBE/ODHIR-it në një takim me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe Sekretarin e Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso.

Zgjedhjet vendore të 14 maj të vitit që vjen ishin në qendër të takimit, ku u diskutua edhe mbi problematikat që PD ka evidentuar nga zgjedhjet e kaluara të 25 Prillit, problematika që sipas tyre duhet të mos përsëriten në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR po zhvillojnë takime me gjithë spektrin politik shqiptar, ndërsa rekomandimet e organizatës që vëzhgon zgjedhjet shqiptare ende nuk janë adresuar nga Komisioni i posaçëm parlamentar i reformës zgjedhore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos