Kundër amnistisë fiskale, sipas Francës orkestra e BE nuk pranon Shqipëri të paintonuar

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 19:33 | Politikë
Kundër amnistisë fiskale, sipas Francës orkestra e BE nuk pranon

Ambasadorja franceze konfirmoi qëndrimin e vendit të saj kundër projektit të qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.  

Në mënyrë figurative ajo tha se Shqipëria nuk mund të këndojë këngën që këndojnë anëtarët e BE, me nota të tjera muzikore. 

‘Në raport thuhet 4 herë që në rast të miratimit të amnistisë fiskale kjo gjë nuk do të ishte aspak e favorshme, por unë sa i përket pasojave që kërkoni të dini ju, unë nuk jam personi i duhur që mund  t’ju përgjigjem.

Do doja të bëja një krahasim për ju dhe për gjithë dëgjuesit tuaj. Kur shkoni të ndiqni një koncert do ta vini re se të gjithë muzikantët e orkestrës së pari rakordohen të gjithë që të kenë të njëjtin la. Tani Shqipëria është duke përshtatur prandaj ajo duhet të synojë të intonohet me ketë notë La. Dhe në vend që të luajë një La mund të luajë një Si, por kjo është shumë e keqe për veshët e atyre që dëgjojnë’’, u shpreh ambasadorja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos