
Tashmë është zyrtare: Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Juventusit. Njoftimi erdhi nëpërmjet rrjeteve sociale të klubit bardhezi.
“Faleminderit, Andrea. Këto janë fjalët e para që të gjithë duhet të themi në fund të kësaj eksperience të veçantë që përjetuam së bashku”, lexohet në postimin e Juventusit.
Andrea Pirlo largohet nga drejtimi i Juventusit pas vetëm një sezoni dhe dy trofeve të fituara (Kupë dhe Superkupë Italie). (A2 Televizion)