
Juventus ka vendosur se cili do të jetë trajneri i skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave sportive italiane, është arritur marrëveshja me Massimiliano Allegrin, i cili do të kthehet në stolin e torinezëve dy vite pasi u largua për dështimet në Champions League.
Për Allegrin është gati një kontratë 3-vjeçare, me një pagë më shumë sesa 7 milionë euro në sezon.
Ndërkohë, Andrea Pirlo do të shkarkohet pas vetëm një sezoni, ku arriti të fitonte Superkupën dhe Kupën e Italisë. (A2 Televizion)