Saul dëshiron të largohet, Juventus hedh grepin

Nga A2 CNN
27 Maj 2021, 15:14 | Futboll
Saul dëshiron të largohet, Juventus hedh grepin

Fitorja e titullit La Liga Santander nuk i ka ndryshuar mendjen Saul Niguez për largimin e tij nga Atletico Madrid këtë verë. Mesfushori e ka shpenzuar gjithë karrierën e tij me “Los Rojiblancos” që pas ardhjes nga akademia e moshave drejt në skuadrën e parë.

Këtë sezon, 26-vjeçari do të largohet nga Atletico, me Juventus kandidatë për të blerë kartonin e tij. Problemi i vetëm për italianët është pagesa e Saul prej 7 milionë eurosh në sezon.

Drejtori sportiv i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin, është shprehur për median e njohur spanjolle “MARCA”, se klubi nuk i ndalon lojtarët që kanë dëshirë të largohen, nëse ata marrin një ofertë të mirë.

Bayern Munich, Manchester United dhe Paris Saint-Germain kanë shfaqur interes për Saul në të shkuarën. Ai ka provuar të largohet nga spanjollët dhe më herët, por klubi nuk dëshiron të ta humbiste atë në 2019, kur i kishin vënë çmimin 70 milionë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos