
Në duart e xhepat e Shqiptarëve vitin e shkuar qarkulluan rreth 154 milionë copë kartëmonedha, me vlerë mbi 372 miliardë lekë.
Ndonëse në rënie krahasuar me 2020-n, sasia e parave të falsifikuara gjatë 2021-shit ishte më e lartë se në periudhën e para pandemisë. Sipas të dhënave nga Baka e Shqipërisë, për çdo 1 milion kartëmonedha në qarkullim, më shumë se 5 ishin false.
Ndërkohë që fenomeni i falsifikimit vijon të mbesë prezent, bankat dhe bizneset po rrisin masat në drejtim të identifikimit të parave.
Ky proces bëhet më i vështirë kur për qytetarët. Këshillimi e edukimi mbetet masat më efikase sipas ekspertëve. Sipas të dhënave nga Banak e Shqipërisë, prerjet 5 mijë dhe 1 mijë lekë u falsifikuan më së shumti vitin e shkuar. (A2 Televizion)