Familja Bombaj bashkë në skenë, dilemat e brezave që dyshojnë se mund të ndryshojë ky vend

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2022, 16:48 | Aktualitet
Familja Bombaj bashkë në skenë, dilemat e brezave që

“Të zhveshur, por bashkë”, është titulli më i ri që prezantohet përmes Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Ftesa në të vërtetë vjen nga familja Bombaj që përmes këtij spektakli teatral përpiqet që të sjellë pak optimizëm në një vend ku pyetja: “a do të bëhet ky vend?” merr shpesh një përgjigje negative.

Leonard bombaj ka ngjitur këtë herë në skenë të gjithë familjen që në këtë shfaqje ndërthurin muzikën, videomesazhet, jetën e përditshme dhe homazhin për artistët që mundohen ta ndryshojnë këtë vend.

Pjesëtarët e kësaj familjeje, plotësohen nga një qenush dhe një tjetër talent i ri, një djalë që me siguri do ta duartrokisni. Por, këtë djalë të veçantë Leonard Bombaj preferon ta mbajë surprizë për publikun që do ta ndjekë.

Shfaqja nis rrugëtimin në sallën e vogël të ArTurbinës, nga kjo e premte për të rezervuar edhe fundjava të tjera plot humor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos