“Family Portrait”... Pink dhe djali 3-vjeçar tregojnë vuajtjet nga koronavirusi

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 13:49 | Showbiz

Këngëtarja Pink dhe djali i saj 3-vjeçar Jameson u infektuan me Covid-19, fatmirësisht duke u shëruar pas disa javësh. Bashkëshorti i këngëtares, Carey Hart, dha detaje mbi simptomat që shfaqën gruaja dhe djali i tyre, duke i përshkruar ato si të tmerrshme. Hart tha se këngëtarja u përballë me vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje të forta në kraharor për shkak se vuan nga astma.

“Ishte një eksperiencë shumë intensive” deklaroi Hart, sipas të cilit djali i tyre 3-vjeçar u prek rëndë nga Covid-19. “Ata ishin të dy shumë të sëmurë, por ishte djali ynë ai që pati pasojat më të rënda, gjë që hodhi poshtë edhe teorinë se ky virus prek vetëm personat e moshuar”.

Këngëtarja 40-vjeçare ishte e vetmja në familjen e saj që u testua për Covid-19, dhe gjithë familja mori për të mirëqenë faktin që të gjithë ishin të prekur, edhe pse bashkëshorti dhe vajza e tyre 8-vjeçare nuk shfaqën simptoma. Më herët këtë muaj Pink deklaroi në rrjetet sociale se ajo dhe i biri kishin luftuar koronavirusin, dhe fatmirësisht kishin arritur të shëroheshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos