Një fanellë e veshur nga ikona e basketbollit, Michael Jordan, gjatë ndeshjes hapëse të finaleve të NBA në vitin 1998, është shitur për një rekord prej 10.1 milionë dollarë.
Shtëpia e ankandeve Sotheby's thotë se artikulli tërhoqi "eksitim të dukshëm" nga tifozët e sportit dhe koleksionistët. Të enjten, Sotheby's tha se fanella e Jordan Chicago Bulls tërhoqi gjithsej 20 oferta.
Kreu i veshjeve të rrugës dhe koleksioneve moderne të Sotheby's, Brahm Wachter, tha se ofertuesit ishin "të etur për të zotëruar një pjesë të rrallë të historisë".




“Rezultati rekord i sotëm... e forcon Michael Jordan si G.O.A.T i padiskutueshëm, duke dëshmuar se emri dhe trashëgimia e tij e pakrahasueshme janë po aq të rëndësishme sa ishin gati 25 vjet më parë”, tha Wachter. G.O.A.T është një akronim për "më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave".
Fanella tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 9.28 milionë dollarësh, të paguar për një këmishë të veshur nga ylli i futbollit Diego Maradona në Kupën e Botës 1986.
Jordan shihet nga shumë njerëz si lojtari më i mirë në historinë e basketbollit. Ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën. (A2 Televizion)