Fansja nxjerr në shitje ujin e shiut të mbledhur në koncertin e Taylor Swift

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 14:31 | Lifestyle

Besojeni ose jo, një fanse “e çmendur” pas Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një shishe me ujë shiu, që e ka mbledhur në koncertin e këngëtares amerikane në Massachusetts.

Çmimi që fansja i ka vendosur ujit që mblodhi gjatë stuhisë do të kushtojë 250 dollarë, për të gjithë ata që duan ta vlejnë.

Të dielën, një foto u shpërnda në llogarinë e Instagram të “Only In Boston” që tregon listën e shisheve me ujë që kanë dalë në shitje.

Tentativa e guximshme për të bërë para në këtë formë, vjen vetëm disa javë pasi një tjetër fans i Taylor Swift u përpoq të shiste lentet e kontaktit, që kishte përdorur gjatë këtij koncerti, për 10,000 dollarë.

Kujtojmë se gjatë performancës së paharrueshme në Massachusetts, 33-vjeçarja u përball me një shi të rrëmbyeshëm, por që nuk e ndali të këndonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos