Fasha e dytë e bizneseve nis aktivitetin nga kjo e hënë

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 19:22 | Aktualitet
Fasha e dytë e bizneseve nis aktivitetin nga kjo e hënë

Fasha e dytë e bizneseve nis punën nga kjo e hënë, duke rritur kështu numrin e aktiviteteve funksionale, pas ndërprejes për shkak të koronavirusit.

Qendrat tregtare do të lejohet të hapin dyqanet në brendësitë e tyre, duke u respektuar masat e sigurisë, ku përshihen maskat apo dezinfektantët.

Klinikat dentare gjithashtu do të lejohet ta ushtrojnë aktivitetin e tyre, gjithashtu me masa të shtuara. Me të njëjtat masa do të nisin punën nga kjo e hënë edhe berberët dhe parukeritë, ndërsa punonjësit duhet të respektojnë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Nga 18 maji pritet të nisë aktivitetin edhe fasha e tretë e bizneseve, ku përfshihen baret dhe restorantet. Ndërkaq, nga kjo e hënë do të lejohet qarkullimi ndërqytetas, por jo më shumë se 2 anëtarë të një familjeje në automjet, ndërsa pritet edhe nisja e transportit urban apo hapja e kufijve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos