Fasonët japin alarmin, Gjika: Krizë nga euro dhe mungesa e punëtorëve

Nga A2 CNN
18 Shtator 2019, 19:32 | Ekonomi
Fasonët japin alarmin, Gjika: Krizë nga euro dhe mungesa e

Fasonët japin alarmin për situatën në të cilën ndodhet sektori, që zyrtarisht ka të punësuar mbi 80 mijë vetë. Gjergji Gjika, kryetar i Unionit të Fasonistëve të Shqipërisë rendit dy probleme madhore, ku kryesori është zhvlerësimi i euros. Fasonistët kërkojnë zgjidhje urgjente nga qeveria, teksa monedha europiane ka zbritur në kuotën e 121.1 lekëve, duke mos ndalur të tatëpjetën.

“Ne kemi dy probleme shumë të mëdha sot të cilat presim që të zgjidhen. Problemi i parë është rënia drastike e kursit të këmbimit të euros në mënyrë të pashpjegueshme dhe artificiale. Nuk është e largët dita kur edhe këta pak të punësuar do të largohen nga puna. Problemi numër dy është largimi masiv i njerëzve”, tha Gjika.

Problemi i dytë i madh i fasonistëve është largimi i fuqisë punëtore, çka do të thotë se ndërmarrjet po hasin probleme me respektimin e kontratave.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos