Skiatori francez Maxence Muzaton mund të thyej çdo rekord në të ardhmen në ski, megjithatë garimin e tij të fundit në Cortina nuk ka për ta harruar kurrë.
30-vjeçari humbi kontrollin ndërsa ishte më shumë se 110 kilometra në orë duke zbritur pistën në Alpe. Megjithatë, i ndihmuar nga fati, por edhe nga aftësitë e tij, Muzaton arriti të shmangë përplasjen, madje të përfundojë edhe garën.
Një rrotullim i plotë, 360 gradë, por ai ja ka dalë sërish", tha komentatori i Eurosport.
"Kjo është hera e dytë që skiatori francez arrin të shmangë rrëzimin këtë muaj. Ai humbi kontrollin për një moment në kampionatin e mbajtur në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani, por arriti sërish të gjejë ekuilibrin. (A2 Televizion)