
Valdet Rama, ish-sulmuesi i kombëtares, i cili u afrua si blerja e madhe e merkatos së janarit te Kukësi, ka një dëmtim në menisk dhe për të sezoni konsiderohet i mbyllur.
Rama do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale edhe sipas gjasave nuk do të jetë në dispozicion të ekipit.
Dëmtimi i Ramës i shtohet problemeve të shumta të Kukësit me lëndimet.
Nga Musolli që u rikthye në fushë pas shumë muajve, te mungesa e gjatë e kapitenit Ylli Shameti. Të tjerë lojtarë të dëmtuar janë edhe William Cordeiro, Dzaria e Maliqi. (A2 Televizion)