
Tirana sfidon Luftëtarin dy herë brenda pak ditësh në dy ndeshje të cilat mund të përcaktojnë fatin e sezonit.
Në sfidën e Kupës, gjirokastritët ishin kundërshtari më i lehtë në letër për t’u përballur, megjithatë trajneri Mema i druhet formës së shkëlqyer të kundërshtarëve.
Kupa dhe mbijetesa, Tirana është përballë skenarit të dy viteve më parë teksa fitonte Kupën e Republikës dhe binte një kategori më poshtë, por sipas trajnerit Mema, këtë sezon situate është ndryshe, me Tiranën që ka mundësi reale për të bërë mirë në të dyja frontet.
Sfidat gjysmëfinale të Kupës luhen ketë të mërkurë në orën 16:00. (A2 Televizion)