“Fatin duhet ta kërkosh”... Tevez puth Maradonën në buzë dhe më pas shënon golin që e shpall kampion

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 13:51 | Futboll

Carlos Tevez puthi idhullin e tij, Maradona, dhe më pas shënoi një gol dramatik që i dha skuadrës së tij, Boca Juniors, titullin kampion në Argjentinë.

Në javën e fudit të sezonit, Boca arriti të kalonte në renditje kundërshtarët historikë, River Plate dhe siguroi kampionatin pas një fitoreje 1-0 kundër Gimnasia de la Plata, që drejtohet pikërisht nga Maradona. Ndërkohë, River u ndal në barazim 1-1 nga Atletico Tucuman.

Para ndeshjes, Tevez u fotografua duke vrapuar drejt bankinës së kundërshtarëve për të puthur Diegon në buzë, i cili dikur ka luajtur gjithashtu me Boca-n. E mesa duket puthja i solli fat, pasi 36-vjeçari shënoi golin vendimtar 18 minuta para fundit të takimit. “E dija që duhet të puthja Diegon. Pata fat, por ndonjëherë fatin duhet ta kërkosh”, tha Tevez pas ndeshjes.

Puthja e fatit para ndeshjes.

Ky ishte titulli i tretë për Boca Juniors në katër vite, i 34-ti në total, dy më pak se River, që nuk fiton kampionatin prej vitit 2014. Tevez, i cili ka shkëlqyer në Evropë me Manchester United dhe City, por ka luajtur edhe Juventus, u rikthye për herë të tretë të Boca, klubi i tij i parë, në janar 2018. Në këtë sezon, shënoi 9 gola në 17 ndeshje, mes tyre edhe golin vendimtar për titullin. Sigurisht, me ndihmën e idhullit të tij, Maradona... (A2 Televizion)

Goli që shpalli Boca Juniors kampion.

A2 CNN Livestream

Latest Videos