Çmime për konkurrentët, “Luleborë” mbyll edicionin e 11-të, 16 krijime të reja në Shkodër

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
8 Nëntor 2026, 10:20 | Kulturë

Edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër u mbyll me ndarjen e çmimeve dhe një mbrëmje kushtuar muzikës e nostalgjisë. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga. Festivali solli 16 krijime të reja dhe nderoi kompozitorin Zef Çoba, duke ruajtur traditën e këngës shkodrane dhe shqiptare.

Me ndarjen e çmimeve dhe një mbrëmje të mbushur me muzikë e nostalgji, u mbyll edicioni i 11-të i Festivalit “Luleborë” në Shkodër. Çmimin e parë e fitoi kënga “Nuk ngjallen historitë”, interpretuar nga Arseld Muça dhe Ea Zoga, me muzikë dhe orkestrim të Roland Gulit dhe tekst të Meri Gulit.

Çmimi “Simon Gjoni”, për interpretuesin më të mirë të festivalit, iu dha artistit të ri Ivan Tanushi.

Një tjetër artiste që spikati ishte Sara Payman nga India, e cila ushqen një dashuri të veçantë për muzikën shqiptare.

Një pjesë e mbrëmjes iu kushtua edhe kompozitorit shkodran dhe drejtorit artistik të festivalit, Zef Çoba, në vlerësim të krijimtarisë së tij. Festivali “Luleborë”, i zhvilluar më 5 dhe 6 nëntor në Teatrin “Migjeni”, solli 16 krijime të reja, duke vijuar traditën e promovimit të këngës shkodrane dhe shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos